Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se pesëmbëdhjetë persona janë vrarë nga një sulm rus në një stacion hekurudhor në rajonin e Dnipropetrovsk, shkruan BBC.
Sipas tij, rreth 50 persona të tjerë janë plagosur. Ai tha se vagonët e trenave u goditën në stacionin Chaplyne, rreth 110 kilometra në perëndim të Donetskut në Ukrainën lindore.
Ai shtoi se shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje, por se numri i viktimave mund të rritet.
Ky sulm ndodhi në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës dhe në gjashtëmujorin e pushtimit të Moskë.
Terrorist Russia keeps killing Ukrainian civilians. At least 15 killed in a Russian missile strike on a train station in Chaplyne, Dnipropetrovsk region. As @ZelenskyyUa stressed at UNSC: terrorist Russia must be stopped now before it kills more people in Ukraine and beyond. pic.twitter.com/GSbMbrYEc2
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) August 24, 2022


