Lajme

15-shi i PDK-së, Kujtim Gashi: Si deputet, do ta iniciojë shfuqizimin e tatimit në pronë – Ligji më i keq në Kosovë

02/05/2025 15:21
nga:N K

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, me numër 15, Kujtim Gashi ka qenë i ftuari i radhës në BlicZgjedhor ku ka prezantuar disa nga prioritetet dhe premtimet e tij për zhvillimin e Kosovës.

Gashi ka premtuar se do të ketë rrugë të re për Dukagjinin, autostradë të re Duhël-Lipjan, që sipas tij do të ketë edhe investime në qendrat turistike duke përfshirw Brezovicën e Prevallën.

“PDK është e dëshmuar që i ka ndërtuar dy autostrata në një kohë kur buxheti ka qenë shumë më i vogël dhe gjithashtu me fuqizu infrasturkturën e Republikës së Kosvës përmes investimeve. Do të ketë rrugë të re për Dukagjinë, do të ketë autostradë  të re Duhël-Lipjan, sepse ne mendojmë që disa qyteza dhe shumë fshatra janë jashtë qasjes për me pas edhe me Shqipërinë si dhe me Maqedoninë dhe kjo do të jetë një ndër projektet tona. Investimet në qendrat turistike të skijimit, përfshirë këtu Brezovicën, Përvallën” tha Gashi për GazetaBlic.

15-shi i PDK-së shprehet i bindur se Kosova ka potencial natyror dhe se këto projekte do të realizohen me partneritet publiko-privat.

“Ne jemi të bindur se Kosova ka shumë potencial natyror, po ashtu jemi të bindur se me një komunikim të mirë me shtetet e fuqishme dhe me biznesmen të fuqishëm të cilët kanë qenë të interesuar gjithmonë të investojnë në Kosovë, do ti realizojmë këto projkete sepse nuk ka nevojë që ato të investohen me buxhetin e Repubilkës së Kosovës, ato bëhen me sistemin e partneritetit publiko-privat dhe është krejtësisht e mundshme.  Pastaj, ngritja e pagave besojë e keni parë dhe kandidatin tonë për kryeministër, paga për të gjitha kategoritë  dikujt 30%, dikujt 50% e deri në 70 % tek pensionistët”, potencoi ai.

Gashi foli edhe për programin që kanë lidhur me shtesat e fëmijëve, përfshirë pagesa për çerdhe dhe shkolla për ata që nuk kanë mundësi.

“Programi jonë e kakrejtësisht një program tjetër, e ka një model financimin edhe të nënave që u mbikëqyrin fëmijët për një periudhë të gjatë, prej 100 euro, shtesa për të gjithë fëmijët, pagesa e çerdheve për fëmijët, pagesa e shkollave për të gjithë ata që nuk kanë mundësi, dhe mundësit e programit tonë për zhvillimin ekonomik janë shumë më të mira, sesa kjo qeveri që i ka patur, sepse kjo vetëm për shkak të disa veprimeve ad-hoc që i ka bërë në aspektin social nuk ka bërë zgjidhje për me i garantu Kosovës qëndrueshmëri”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Gashi në rast se siguron një ulëse në Kuvendin e Kosovës, veprimin e parë do ta iniciojë shfuqizimin e tatimit në pronë, që sipas tij është ligji më i keq në Kosovë.

“Ndërkohë si deputet, veprimin e parë që do ta bëjë, do ta iniciojë shfuqizimin e tatimit për tatimin në pronë. Ky momentalisht është ligji më i keq në Kosovë, është në fuqi, është pezulluar përshkak të fushatës.  Ky ligj parasheh rritjen e tatimit në pronë katërfish edhe për shtëpitë edhe për hapësirat, tokat private që i kanë njerëzit, por edhe tek ata që banojnë në objekte të ndryshme, veçanarisht objekte që kanë biznese. Ta ilustrojmë, nëse vetëm një biznes sot paguan në Kosovë, 5 mijë euro tatim në pronë, i njejti do të paguaj 20 deri në 25 mijë euro tatim në pronë. Pra ky ligj është shumë i dëmshëm për Kosovën dhe shumë i dëmshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe gjëja e parë si subjekt politikë, por edhe vet si deputet është fuqizimi i ligjit dhe përpilimi i një ligji që i përballueshëm në raport me të ardhurat që i kanë qytetarët e Kosovës”, deklaroi ai.

Por, duke pas parasysh se Gashi vjen nga Prizreni,  çka u premton ai bashkëvendasëve të tij?

“Prizreni ka potencial për projekte shumë të mëdhaja, ne edhe tani disa po tentojmë me i fillu, por ka mungesë përkrahje nga niveli qendror janë nënkalimet i shkarkojnë  qytetit  nga trafiku, janë parkingjet nëntoksore të cilat janë projekte milionëshe, të cilat i kemi të gatshme me i fillu. Pastaj, është unaza e re e qytetit të cilën jemi duke e planifikuar nga tranziti i ri drejt Bajram Currit dhe drejt lagjës së Trimave për të kaluar pastaj në pjesën e fshatrave të Gjukës, për me bë një lidhje jashtë qytetit. Kjo nëse do të kemi buxhet të mjaftushëm, nëse kemi mbështetje të mjaftueshme nga qeveria, për të cilën jam i bindur që Bedri Hamza i trajton dhe i adreson këto tema përshkak se i lidhur vetë me këto tema, ky projekt nuk mundet të përfundoj deri në dy vite, prej ditës kur fillon sepse gjithçka është e gatshme vetëm kërkohet financa dhe fillimi i punimeve”, tha ai.

/GazetaBlic/