Lajme

“15 persona në pranga brenda 24 orëve”, Balla përgëzon policinë për luftimin e dhunës në familje, dhe krimeve seksuale

02/25/2024 13:47
nga:Genita C

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka njoftuar se brenda 24 orëve janë arrestuar 15 persona.

Ai me këtë rast ka përgëzuar policinë shqiptare për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhunës në familje, shantazheve në rrjetet social, dhe ato të krimeve seksuale.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për rritjen e vigjilencës dhe reagimin në kohë për të parandaluar dhe goditur rastet e dhunës në familje, shantazhet në rrjetet sociale, si dhe rastet e krimeve seksuale dhe përndjekjeve, duke vënë në pranga 15 shtetas për to, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin”, shkroi ai.

“Inkurajoj viktimat e dhunës, të denoncojnë në Polici këto raste se vetëm kështu na jepet mundësia të ndërhyjmë në kohë për të parandaluar fatalitetin që sjell dhuna”, shtoi Balla në Facebook.