Sporti

15 mijë euro në muaj, Visar Bekaj më i paguari në Shqipëri

01/28/2026 10:54
nga:Lorik J

Visaj Bekaj ditën e djeshme u zyrtarizua te Tirana. Për portierin e Kosovës ky ëhstë një rikthim në kryeqytet, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e bardhebluve, me të cilët ka fituar edhe titullin kampion.

Palët mes tyre siç dihet kanë firmosur për 1 vit e gjysmë, ndërsa futbollisti ka gjithashtu një klauzolë largimi për në verë në rast se në drejtim të tij do të mbërrijë ndonjë ofertë jashtë Shqipërie. Por gjithashtu me rikthimin e tij në kryeqytet, Bekaj është bërë futbollisti më i paguar në Superiore.

Kjo pasi do të marrë një pagë mujore që kalosh shifrën e 15 mijë eurove. Shifër kjo që tregon edhe investimin e madh të klubit te lojtari që e njeh mirë ambientin bardheblu dhe dëshirën për të qëndruar në elitë.