Lajme

15 armë zjarri u konfiskuan gjatë një jave në rajonin e Prishtinës

09/16/2024 10:34
nga:G B

15 armë zjarri janë konfiskuar gjatë javës së kaluar në rajonin e Prishtinës. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës.

Pos kësaj, në komunikatë bëhet e ditur se në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar  150 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 33 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa. ​Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë. Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 15 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”, njofton policia.

Ndërkaq sa iu përket aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4837 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.