Lajme

14 të vdekur nga zjarri në një pallat në Kinë

02/24/2024 17:38
nga:Y I

14 persona humbën jetën dhe 44 të tjerë u plagosën në Kinë, pasi një zjarr i madh shpërtheu në një pallat shumëkatësh.

Autoritetet lokale thanë se zjarri shpërtheu në katin e parë të pallatit, në një dyqan biçikletash dhe motorësh elektrikë.

Flakët u përhapën shumë shpejt në katet më të lartë, duke mos u dhënë shumë kohë banorëve të largohen.

Dyshime ka se flakët mund të jenë shkaktar nga shpërthimi i papritur i baterive.

/Tv Klan/