Sporti

14 raste pozitive tek klubi i Ligue 1, por ndeshja e sotme nuk shtyhet!

12/22/2021 15:33
nga:Lorik J

Pavarësisht 14 rasteve me Covid-19 të rezultuara tek ekipi francez, Bordo, ndeshja kundër Lille e planifikuar për sonte për xhiron e 19-të të Ligue 1 do të zhvillohet rregullisht.

Rastet e shumta pozitive ka vënë në rrezik shtyerjen e ndeshjes, duke qenë se rregullorja e Ligës Franceze parashikon që një klub mund të kërkojë shtyrje nëse nuk ka të paktën 20 nga 30 lojtarët e regjistruar në fillim të sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.

Raundi i fundit i tamponëve të bëra mëngjesin e sotëm, megjithatë nuk tregoi ndonjë pozitivitet të ri dhe ndeshja do të luhet më pas.

Ky duel luhet sonte nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport