Manchester City ka konfirmuar 14 raste të reja pozitive me COVID-19.
Klubi ka konfirmuar se rastet pozitive janë nga stafi teknik, përfshirë Pep Guardiola dhe Juanma Lillo, përcjell GazetaBlic Sport.
Poashtu edhe 7 lojtarë të ekipit të parë kanë rezultuar pozitivë me Covid. Ndeshja kundër Swindon ende nuk është shtyrë.
Rodolfo Borrell do të marrë drejtimin dhe lojtarët e rinj do të përdoren në ndeshjet e ardhshme.
/GazetaBlic Sport


