Sporti

14 mijë tifozë priten sonte në Skoci, trajneri i Malishevës: Do jetë eksperiencë e bukur, në duelin e parë e merituam fitoren

07/30/2026 10:20
nga:L J

FC Malisheva përgatitet sot për një duel ndoshta më të rëndësishmin në historinë e tyre si klub. 

Thomas Brdaric, trajneri i Malishevës, sonte ka një punë të vështirë, pasi duhet ta ruajë rezultatin 2:0 ndaj Hibernian, ekipit të njohur skocez. Sonte me fillim nga ora 21:00 luhet ndeshja e kthimit e raundit të dytë kualifikues të Conference League dhe ekipi nga Kosova do kualifikimin tutje.

Në stadium, sonte në Skoci, priten të jenë rreth 14 mijë tifozë, andaj kjo i jep presion, por edhe motivim shtesë ekipit kosovar.

“Sigurisht, e meritonim fitoren 2-0 javën e kaluar, por e dimë që nesër do të jetë një ndeshje krejtësisht e ndryshme”, tha Brdaric, citon Edinburgh News.

“Ka rrethana të tjera, një atmosferë tjetër, por pritja është shumë e lartë. Kam disa lojtarë që kanë luajtur gjithashtu në nivele të ndryshme. Sigurisht, jo të gjithë lojtarët, kështu që për ta nesër do të jetë një përvojë krejtësisht e re. Shpresojmë që ata të mund të përballojnë presionin.

“Ne duam të luajmë me ritmin tonë. Hibernian do të ketë ritmin e vet, ata përpiqen patjetër të luajnë në stadiumin e tyre, ritmin e tyre, me një ritëm padyshim tjetër, por ne jemi të përgatitur. Ne e dimë se çfarë do të ndodhë. Mundohem t’u jap atyre përvojën time si lojtar. Kam luajtur shumë herë në këto lloj stadiumesh dhe atmosferash, dhe shpresojmë që përvoja ime i ka ndihmuar. Përpiqem ta përgatis ekipin tim në ditët e fundit, veçanërisht në ato ditë. E di që mund të luajmë futboll. E di që mund të durojmë edhe 90 minuta në një nivel të lartë. Ne duam kualifikimin tutje”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport