Sporti

14 gola në gjashtë ndeshjet e fundit mes Spanjës dhe Italisë

06/15/2023 10:54
nga:Mergim Rreci

Spanja dhe Italia do të përballen sonte në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kombeve.

Të dy kombëtaret do të të përballen me fillim nga ora 20:45 në ‘De Grolsch Veste’ të Holandës, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrëmë, Kroacia e siguroi një vend në finalen e madhe, duke triumfuar ndaj ‘Tulipanëve’ me rezultat 2:4.

Do të mbetet të shihet se cila nga këto dy kombëtare do të jetë kundërshtari i skuadrës së drejtuar nga Zlatko Delic në finalen e madhe.

Spanja nuk ka arritur të fitojë katër nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, kurse Italia ka fituar tre nga pesë prej tyre. 14 gola janë shënuar në gjashtë ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave.

/GazetaBlic Sport/