Lajme

13-vjet në NATO, Kim: Roli i Shqipërisë si aleate po fuqizohet, rritje të vazhdueshme

04/01/2022 17:04
nga:Astrit Gashi

Roli dhe vlerat e Shqipërisë si aleat i NATO-s vijojnë të rriten në mënyrë të vazhdueshme, u shpreh ambasadorja Yuri Kim në 13-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancë.

Përmes një postimi në Twitter kryediplomatja amerikane risjellë në vëmendje faktin se në Shqipëri u zhvillua stërvitja më e madhe ushtarake e NATO-s në Ballkan dhe nisjen e punimeve për bazën ushtarake të Kuçovës.

“Së shpejti, ekspertë amerikanë do të nisin një program të ri, i cili do të sigurojë që Shqipëria përmbush objektivat e kapaciteteve të NATO-s”, shkruan Kim.

Më 1 prill të vitit 2009 Shqipëria u bë zyrtarisht anëtar i NATO-s.