Lajme

Trump dha urdhrin- 13 vjeçari që i mbijetoi tumorit në tru emërohet agjent nderi i Shërbimit Sekret Amerikan

03/05/2025 17:38
nga:Y I

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në paraqitjen e tij para Kongresit amerikan, një pjesë të paraqitjes së tij ia ka kushtuar 13 vjeçarit DJ Daniel, i cili ishte diagonistifikuar me tumor në tru, ndërkohë që gjithmonë ka ëndërruar të bëhet oficer policie.

Trump ka urdhëruar drejtorin e Shërbimit Sekret, Sean Curran, që ta emërojë Dj Daniel si agjent nderi, veprim ky që ka gëzuar jashtë mase vogëlushin amerikan.

“Në vitin 2018 DJ u diagnostikua me kancer në tru. Mjekët i dhanë maksimumi pesë muaj jetë. Kjo ishte më shumë se gjashtë vjet më parë,” ka deklaruar Trump.