Lajme

13 viktima dhe 155 raste të reja me COVID në Maqedoninë e Veriut

11/22/2021 17:24
nga:Gazeta Blic

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit 13 qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19, ndërkaq janë regjistruar 155 raste të reja.

Gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 387 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 212 mijë e 375, ndërsa prej tyre janë shëruar 196 mijë e 636 dhe 7449 kanë humbur jetën./ AlsatM