Lajme

13 të vdekur nga COVID 19, 1.901 raste të reja

08/24/2021 15:00
nga:N M

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24 orësh të rasteve të reja me COVID 19, raporton Gazeta Blic.

Sipas raportit janë shënuar 13 raste të vdekjes, përderisa janë infektuar me virusin COVID 19, 1.901 qytetarë.

#Bashkëiadalim
24 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.719 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 729.554 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 244.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 10.848 testime, 1.901 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 13 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.999.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 21.922.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!