Lajme

13 raste të reja me Covid-19

02/09/2023 12:02
nga:G B

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 13 raste të reja me Covid-19.

Po ashtu gjatë kësaj kohe janë shëruar edhe 17 persona, teksa 8 të tjerë janë hospitalizuar nga Covid-19.

Aktualisht në vend janë 109 raste aktive me Covid-19.