Sporti

13 raste pozitive me koronavirus tek Tottenham, asnjë vendim nga UEFA për ndeshjen ndaj Rennes

12/08/2021 17:59
nga:Mergim Rreci

Edhe pse Tottenham ka zbuluar se ka një shpërthim të Covid-19 dhe se shifrat janë në rritje (tashmë ka arritur në 13 raste pozitive mes lojtarëve dhe stafit), UEFA nuk ka dhënë asnjë indikacion për pezullimin e mundshëm të ndeshjes këtë të enjte kundër në Rennes, për Ligën e Konferencës.

Klubi francez për më tepër po mban planet e vendosura dhe është nisur këtë të mërkurë drejt Anglisë për ta zhvilluar ndeshjen në fjalë, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo ndeshje do të luhet nesër me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/