Cool

13 mënyra si të rinjtë mund të fitojnë para

01/04/2023 09:27
nga:G C

Kur je i ri, je i uritur për gjithçka, për para, për respekt, për eksperienca. Por të mungojnë aftësitë e duhura. Nëse jeni adoleshent, ndoshta jeni të paduruar dhe ju mungon disiplina. Por ky nuk është një problem i madh.

Tani, ne e dimë që dëshironi të bëni para këtë verë apo edhe të filloni një biznes të vogël, kështu që ne po ju ofrojmë opsionet më të mira. Mbani një mendje të hapur dhe asnjëherë, e përsërisim: ASNJËHERË mos mendoni se nuk jeni të aftë të bëni një punë të caktuar.

Gjeni një punë me kohë të pjesshme

Shokuese apo jo?!

Doni para? -> PUNONI.

Ju mund të gjeni një punë ku mund t’i ndërtoni aftësitë që janë të rëndësishme për të ardhmen. Gjithçka që ju mëson se si të shisni, të flisni me njerëzit dhe që të bëheni sadopak më të organizuar, është e dobishme.

Një opsion tjetër është:

Shkoni në bizneset në lagjen/komunën tuaj dhe pyetni nëse kanë nevojë për ndihmë dhe se jeni të gatshëm të mësoni.

Blini dhe ri-shisni

Njerëzit që mund ta bëjnë këtë janë sipërmarrës të vërtetë.

Kjo aftësi mund t’ju bëjë të pasur. Tregoni përkushtim, disiplinë, një studim të vazhdueshëm të tregut dhe mund të bëni diçka të madhe.

Një shembull i mirë është Benjamin “Kickz”, i cili kur ishte vetëm 16 vjeç u bë një milioner duke shitur atlete. Ai vazhdoi të blinte dhe të shiste. Ky është ai hormoni që shumica e njerëzve nuk e kanë; ajo aftësia për të bërë gjërat që të tjerët nuk munden ose thjesht nuk janë të gatshëm për të bërë punën që kërkohet.

Ndihmoni fqinjët me punë të ndryshme

Njerëzit janë të gatshëm të paguajnë për të gjitha llojet e gjërave, por problemi është që ju nuk e dini saktësisht për çfarë.

Këtu dallohet një sipërmarrës: të shkoni derë më derë dhe të bisedoni me fqinjët se si mund t’i ndihmoni ata është një tjetër aftësi jashtëzakonisht e vlefshme që jo vetëm do t’ju sigurojë para tani, por do t’ju mësojë se çfarë ju nevojitet për të ardhmen.

Këshillë premium: gjeni gjëra të cilat mund të kenë nevojë të rregullohen për të cilat ju keni aftësi. Si për shembull, prerja e barit apo ngjyrosja e një muri.

Ju mund të qeshni me këtë, por kjo është ajo arrogancë që ju duhet t’a kontrolloni para se të mund të bëni ndonjë përparim të vërtetë.

Shkruani

Ne jetojmë në epokën e artë të përmbajtjes .. Nëse jeni të pasionuar për të shkruar kjo mund të jetë një mënyrë e përsosur për të fituar para si adoleshent.

Blogjet kanë nevojë për artikuj! Reklamat kanë nevojë për fjalë magjike.

Ajo që i mungon më së shumti të rinjve është vendosmëria për të studiuar dhe mësuar vetë.

Bëhuni tutorë

Kjo është koha e përkryer për të referuar një nga thëniet tona të preferuara:

“Nëse je i mirë në diçka, mos e bëj kurrë falas”!

Ju mund të mos jeni të vetëdijshëm për këtë, por kohët kanë ndryshuar në mënyrë drastike.

Nëse keni një aftësi që njerëzit dëshirojnë t’a mësojnë, ata ose prindërit e tyre me kënaqësi do t’ju paguajnë. Ju vetëm duhet të dilni jashtë mentalitetit tradicional.

Bëhuni të aftë në çdo gjë që i nevojitet tregut dhe filloni të bëni para.

Bëhuni fotografë

Kurrë nuk ka pasur më shumë kërkesa për fotografët. Instagram-i është gjëja e dytë për të cilën njerëzit mendojnë pasi zgjohen në mëngjes … dhe të gjithë duan të promovojnë anën e tyre më të mirë në këtë rrjet social.

Nëse jeni fotograf, bëni profilin tuaj të Instagram-it të duket epik, pastaj gjeni njerëz të tjerë që duan të bëjnë të njëjtën gjë.

Ata do të jenë të gatshëm t’ju paguajnë për t’i ndihmuar.

Sa më shumë që përmirësoheni, aq më shumë para mund të kërkoni dhe të zgjidhni klientët tuaj.

Redaktoni Video, Foto ose Audio

Njerëzit gjithnjë e më shumë po investojnë në përmbajtje.

Të gjitha këto përmbajtje duhet të shkurtohen, të editohen, të menaxhohen dhe të shpërndahen.

Si një person i ri me një botë-kuptim të asaj që po ndodh sot në këtë botë tërësisht dixhitale, ju jeni më të përshtatshmi për këtë fushë.

Edhe kompanitë edhe individët me kënaqësi do të paguajnë dikë që mund të përmirësojë perfomancën e tyre.

“Por… Unë nuk di se si të redaktoj ndonjë gjë ose si të fotografoj ose të bëj diçka nga gjërat që i përmendët deri më tani…” …. …. Po mësoni pra!

Ju keni aq shumë kohë… filloni që të përdorni një pjesë të kohës suaj për këto aftësi. Me kalimin e kohës do të filloni të shihni progres.

Menaxhoni rrjetet sociale

Gjithkush po kërkon menaxherë të talentuar të mediave sociale këto ditë, sepse këto janë rregullat e reja të lojës. Por nuk është aq lehtë sa mendoni.

Vetëm për shkak se keni përdorur Instagram–in për pak kohë kjo nuk do të thotë që ju jeni gati për t’a menaxhoni atë në mënyrë profesionale. Kur i menaxhoni rrjetet sociale të një kompanie, ju jeni zëri i këtij biznesi.

Ju duhet t’a kuptoni biznesin, t’a kuptoni platformën dhe të tregoheni të zgjuar në mënyrën se si lidheni me përdoruesit.

Lexoni sa më shumë që mundeni për mënyrën se si të jeni më të mirë në këtë aspekt dhe pastaj përdoreni atë njohuri me klientët. Sapo ata të fillojnë të shohin rezultate nga puna juaj, ju bëheni të vlefshëm për ta dhe mund të kërkoni gjithnjë e më shumë para në varësi të llojit të rezultateve që mund të jepni.

Ju mund të bëni një strategji të ngjashme me Facebook dhe reklama në google. Të gjitha bizneset dëshirojnë më shumë klientë; mësoni se si të gjeneroni klientë të rinj për ta dhe ata do t’ju paguajnë.

Bëhuni Dado (për femrat)

Kjo është një punë perfekte për sezonin e verës, veçanërisht nëse ju pëlqejnë fëmijët.

Nëse jeni profesionistë dhe të mençur, mund të gjeni klientë në zona më të pasura dhe të fitoni para.

Deri më tani ju kemi treguar se si të paguheni për aftësitë tuaja, tani është koha t’ju tregojmë se si mund të filloni të ndërtoni diçka prej së cilës mund të fitoni para në të ardhmen e afërt. Më e mira e kësaj është që të gjitha këto janë falas ose shumë të lira për t’i filluar.

Ndërtoni një audiencë në rrjetet sociale

Nëse mund t’i menaxhoni rrjetet sociale të dikujt tjetër, mund ta provoni edhe për vete.

Strategjia jonë e preferuar për fillestarët është ndërtimi i një mini-audience. Zgjidhni platformën tuaj të preferuar dhe filloni punën. Platforma më e mirë për të ndërtuar një audiencë për momentin është Instagram-i. Nëse mund të rritësh në mënyrë organike një komunitet në instagram, mund të fitosh para shpejt.

Fenomeni më i ri i influencerëve është sipërmarrësi mediatik (mediapreneur). Nëse kjo është diçka e re për ju, shikoni videon më poshtë, e cila tregon gjithçka për këtë industri.

Filloni një blog

Nëse Instagram-i nuk është për ju, por shkruani mirë, filloni një blog. Qëllimi juaj këtu është qëndrueshmëria. Shkruani … shumë! Nuk do të rritet aq shpejt sa një profil në rrjetet sociale, por nëse e ndërtoni atë mirë, do të jetë shumë i vlefshëm.

Pse? Sepse është i juaji.. Një blog është pasuria juaj dixhitale personale me plot mënyra për të bërë para.

Nga përvoja jonë personale, sipërmarrësit që arrijnë të rritin një blog të mirë, zakonisht përfundojnë duke u zhvilluar në diçka tjetër. Në komunitetin shqiptar ka shumë mundësi për të gjetur një fushë të caktuar dhe për të shkruar për të.

Filloni një kanal në YouTube

Ne rekomandojmë që të gjeni një fushë shumë specifike dhe pastaj të zgjeroheni me kohë.

Filloni një podkast

Ju mund të filloni një podkast sot, nëse dëshironi të përdorni iPhone-nin tuaj si një pajisje regjistrimi. Nëse keni pak para, mund të investoni edhe në një mikrofon të lirë.

Këtu, avantazhi konkurrues vjen nga aftësia juaj për të rrëfyer tregime që njerëzit i pëlqejnë. Në të gjitha këto biznese ju mund të rriteni në mënyrë organike nëse përmbajtja juaj është aq e mirë që njerëzit t’a ndajnë atë me miqtë e tyre.