Lajme

13 kandidatë për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, intervistimi më 29 mars

03/14/2022 11:07
nga:Q R

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, ka shqyrtuar emrat e 13 kandidatëve që kanë aplikuar.

I njëjti komision ka aprovuar që 13 kandidatët përmbushin kriteret, teksa data e intervistimit është caktuar më 29 mars.

Kandidatët për gjyqtarë janë: Flamur Hyseni, Safet Berisha, Bardh Bokshiu, Emrush Kastrati, Selman Ymeri, Rexhep Gashi, Blerim Burjani, Etrue Maloku, Flutra Hoxha, Dukagjin Abduli, Albert Avdiu, Rafet Haxhaj dhe Valon Hasani.

Aksion i madh ndaj policëve nën dyshimin për ryshfet dhe keqpërdorim të pozitës