Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shprehur gatishmërinë për asistencë të plotë nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e helmimit të qytetarëve të Krujës.
Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare.
“Si vëllai për vëllain. Sot gjatë gjithë ditës kam qëndruar në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare, dhe në vecanti me homologun tim, z. Niko Peleshi, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Qemajl Minxhozi, si dhe zyrtarë të tjerë nga Republika e Shqipërisë për të shprehur gatishmërinë për asistencë të plotë nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e helmimit të qytetarëve në Krujë:, ka shkruar Mehaj.