Tashmë ka filluar vazhdimi i seancës konstituive, që fillimisht kishte nisur të martën, me 120 deputetë të pranishëm.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se në takimin konsultativ janë pajtuar që me votë unanime të votohet raporti në Komision dhe seancë, që të mund të vazhdojmë tutje.
“Është propozuar po ashtu që të autorizohet komisioni i përkohshëm, i njëjti, ose nëse nuk pajtoheni që të jetë i njëjti komision, duhet të zgjidhen anëtarë të rinj që do të përpilojnë raportin e ri”.


