Lajme

12 viktima dhe 412 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

10/13/2021 22:29
nga:Y I

12 persona kanë humbur betejën me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit, ndërkaq nga 3 mijë e 567 testime të bëra, 412 pacientë kanë rezultuar pozitivë.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik të këtij vendi, kanë njoftuar se janë shëruar 459 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar gjithsej 195 mijë e 542 raste, prej të cilëve 182 mijë e 78 janë shëruar, kurse 6 mijë e 875 kanë ndërruar jetë.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 6 mijë e 589 raste aktive me virusin korona./ Alsat