Të gjithë duam të kemi dhëmbë të bukur dhe buzëqeshje rrezëllitëse, por ata janë të prirur të marrin ngjyrë të verdhë ose të errët nga njollat e shkaktuara prej ushqimeve, aciditetit të tyre si dhe veseve të këqija si duhani. Kështu smalti ngjyroset dhe gërryhet. 12 ushqime dhe pije që shkaktojnë zverdhje të dhëmbëve:
Vera e kuqe – Vera e kuqe është shumë e dobishme për zemrën, por s’mund të themi të njëjtën gjë për dhëmbët. Ngjyra e errët e verës shkakton njolla. Kështu që për dhëmbë të bardhë, preferoni verën e bardhë.
Kafeja – Kafeja njihet si një nga shkaktaret kryesore të njollave të dhëmbëve. Duke i shtuar qumësht asaj, ky efekt reduktohet disi.
Çaji – Tanina e gjendur tek çaji shkakton njolla tek dhëmbët. Nëse doni të ruani buzëqeshjen tuaj, shmangni çajrat me ngjyrë të errët.
Cola dhe pijet e tjera me gaz – Zgjidhni lëngje frutash me ngjyrë të çelët për të parandaluar zverdhjen e dhëmbëve. Ose nëse preferoni pijet me gaz, zgjidhni sa më shumë spritzers.
Uthulla balsamike – Ngjyra e errët e uthullës balsamike mund të njollosë dhëmbët tuaj. Para saj, konsumoni fillimisht sallatë jeshile për të krijuar një film mbrojtës tek dhëmbët dhe për të parandaluar njollat. Nëse dëshironi, mund ta zëvendësoni uthullën balsamime me lëngun e limonit.
Kasatat dhe akulloret me ngjyrues – Kasatat dhe akulloret me ngjyrues ushqimorë (i keni parasysh ato që ngjyrosin dhe gjuhën), janë të rrezikshme kur vjen fjala tek ngjyrosja e dhëmbëve. Zgjidhni gjithmonë ngjyra që tentojnë tek e bardha.
Salca e sojës dhe salca të tjera të errëta – Salcat e errëta gjithashtu shkaktojnë errësim të dhëmbëve. Efektin fatal që kanë tek rrobat e kanë edhe tek dhëmbët.
Panxhari i kuq – Panxhari i kuq përdoret si një ngjyrues natyral në shumë raste, madje për të ngjyrosur dhe rrobat. E imagjinoni pak çfarë u bën ai dhëmbëve? Lani dhëmbët gjithmonë 30 minuta pasi keni konsumuar panxhar.
Curry – Disa erëza si curry i zverdhin dhëmbët tuaj, prandaj parandalojeni këtë efekt duke i pastruar ata pasi të keni ngrënë diçka me curry.
Salca e domates – Salca e domates dhe ketchupi janë të shkëlqyera kur vjen fjala tek shija, por ato mund të njollosin dhëmbët. Hani spinaq ose brokoli para se të konsumoni një vakt me bazë salcë domatesh pasi këto perime krijojnë një film mbrojtës për dhëmbët tuaj.
Boronicat – Për shkak të ngjyrës së errët të tyre, boronicat i ngjyrosin dhëmbët. Ato janë plot antioksidantë e vitamina, por e kanë një ‘huq’. Pas ngrënies së tyre duhet të lani dhëmbët.
Mënyra të thjeshta për të parandaluar zverdhjen e dhëmbëve: Lani dhëmbët 30 minuta pas vakteve me ushqime si më sipër (Jo menjëherë sepse për shkak të aciditetit të ushqimeve, rrezikoni gërryerje të smaltit). Përtypni çamçakëzë pa sheqer pas vakteve sepse stimulojnë prodhimin e pështymës duke mbrojtur dhëmbët.