Lajme

12 të vrarë nga një sulm në Rafah

03/28/2024 23:20
nga:Sh R

Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar zyrtarë shëndetësorë kanë raportuar se të paktën 12 palestinezë janë vrarë në një bombardim izraelit që synonte një shtëpi në jug të Gazës, Rafah.

Bëhet e ditur se nga ky sulm kanë mbetur të plagosur disa persona.

Tutje, agjencia e lajmeve Reuters thotë se në mesin e të plagosurve ka edhe gra dhe fëmijë.