Lajme

12 të vdekur dhe 674 raste të reja me COVID-19 në Maqedonin e Veriut

02/23/2022 19:30
nga:Q R

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoni të Veriut janë shënuar 674 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur 12 persona, që ishin të prekur me këtë virus.

Po ashtu janë shëruar edhe 978 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 280,675 që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 295,082, kurse i të vdekurve është 8,958 persona.

S’ka kuorum, dështon votimi i Projektligjit për deklarimin e pasurisë