Lajme

“12 sportele dy njerëz punojnë” – Qytetari nga Prishtina me ankesë për Kompaninë e Pastrimit

10/02/2024 09:56
nga:G B

Një qytetar i Prishtinës është ankuar në emisionin e mëngjesit “Adresa e Aneksave” për kompaninë e pastrimit.

Ai ka thënë se qe një kohë të gjatë nuk ka arritur t’i paguajë fakturat e ujit si shkak i problemeve të kompanisë së pastrimit.

“Mbeturinat nuk i pagujë, jo për shkakun tim por të kompanisë së pastrimit, kam qenë për ta bërë pagesën por që më drejtuan ti përfundojë disa dokumente, pasi që i kompletova të gjitha letrat më thanë se pas një muaji mundesh me bo pagesën, dhe që një vit un ende nuk kam bërë asnjë pagesë”, tha ai në “Adresën e Ankesave” me Arben Ahmetin.

Qytetari ka shtuar se në 12 sportele ku mund të drejtohen qytetarët për parregullsitë sa i përket kompanisë, vetëm 2 persona ishin duke punuar.