Raphinha u rikthye në mënyrë spektakolare në formë për të ndihmuar në fitoren 4-0 të Barcelonës ndaj Borussia Dortmundit në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.
Ai shënoi golin e parë në lojë, përpara se të jepte edhe dy asistime mbresëlënëse për të ndihmuar skuadrën e tij.
Anësori brazilian tani ka arritur të shënojë 12 gola dhe të bëjë shtatë asistime në vetëm 11 ndeshje në kompeticion.
Ai është në fakt lojtari i parë në historinë e Champions League që ka shënuar mbi 10 gola dhe ka bërë më shumë se pesë asistime në një sezon të vetëm.
Edhe Lionel Messi nuk mundi ta menaxhonte këtë arritje të veçantë gjatë kohës së tij te Barça, gjë që tregon llojin e sezonit të mahnitshëm që po shijon Raphinha.
/GazetaBlic Sport


