Lajme

Tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë

04/19/2022 15:00
nga:N M

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh me rastet e fundit nga COVID 19, raporton Gazeta Blic. 

Sipas MSH nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, përderisa janë regjistruar tri raste me COVID 19.

Raporti: 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 54 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.824.629 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.459 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.926 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 837 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.295.
Në total numri i rasteve aktive është 447.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!