Lajme

Lajm i mirë për kosovarët që jetojnë në Gjermani, ka të bëjë me patent shoferët

01/06/2022 11:25
nga:N M

Ambasada e Kosovë në Gjermani përmes një njoftimi ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë kosovarët që jetojnë në këtë shtet e që ka të bëjë me patent shoferët, raporton GazetaBlic

Sipas ambasadës së Kosovës të gjitha ata që posedojnë leje për vozitje, nuk kanë nevojë t`i nënshtrohen sërish testit, por që vetëm duhet ta ndërrojnë patentë shoferën.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!
Me qëllim të informimit korrekt dhe në kohë, dëshirojmë t`ju vëjmë në dijeni se Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit të Republikës Federal të Gjermanisë i ka kërkuar Këshillit Federal (Bundesrat) me datë 29 dhjetor 2021 të miratojë disa ndryshime në rregulloren për provimet e patent shoferëve, ndër to edhe për konvertimin pa provime shtesë të lejeve të drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës, Shqipërisë, Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut dhe Moldavisë.
Për lejet e drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës parashihet konvertimi i patent shoferëve pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Kjo projekt-rregullorja pritet të shqyrtohet në seancat e radhës në Bundesrat dhe sapo të konkretizohet data e shqyrtimit do t`ju informojmë në kohë përmes kanaleve tona të komunikimit.
Përzemërsisht,
Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin

Ekskluzive: Kjo është marrëveshja VV-PDK për qeverisjen në Gjilan