Lajme

Haziri: Qeveria ka marrë obligime, çdo vonesë në lidhje me draft-statutin e Asociacionit, në dëm të saj!

05/23/2023 12:28
nga:Y I

Bashkësia Ndërkombëtare ka shtuar ‘presionin’ ndaj Kosovës për fomimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha pak ditë më parë se po presin versionin e Kosovës për Statutin e Asociacionin.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për “Gazeta Blic” në lidhje me këtë çështje tha se Qeveria me nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit ka marrë obligime për draft-statutin dhe implementimin e saj dhe se çdo vonesë është në dëm të Kosovës.

“Kosova ka marrë obligime me zbatu, Serbia nuk ka qasje në Asociacion as në draft-Statut. Marrëveshjen e ka ratifiku Kosova në vitin 2013, ka marrë obligime ndërkombëtare dhe këto obligime ndërkombëtare tash e 10 vjet si ka zbatu. Kjo Qeveri me nënshkrimin e marrëvshjes së Ohrit ka marrë obligime për draft-statutin dhe për implementin, kështu që çdo vonesë është në dëm të saj” tha Haziri për “Gazeta Blic”

I pyetur në lidhje me moszbatimin e marrëveshjeve të arritura, nga shteti serb, Haziri u përgji kështu.

“Serbia ka shumë probleme dhe në kuptimin e angazhimeve dhe lobimeve për çnjohje dhe pengim të Kosovës në ecjen e saj ndërkombëtare por është problem i saj. Ne kemi partner më të fuqishëm që mund ta neutralizojnë sepse Serbia nuk do të ndalet asnjëherë. Do të krijojë përshtypjen gjithmonë që po ndalet, po abstenon por në fakt ka me vepru gjithmonë kundër pavarësisë së Kosovës” tha Haziri në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

Në takimin e mbajtur në Bruksel me 2 maj ndërmjet kryeminsitrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, Ekipi Menaxhues, prezantoi draft-statutin e Asociacionit.

Ky draft nuk u pranua dhe u cilësua i jashtëligjshëm dhe jo në përputhje me Kushtetutën nga kryeministri Kurti.

Një ditë pas takimit të Brukselit, ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, shkarkoi nga detyra katër anëtarët e këij ekipi.

I pyetur nga “Gazeta Blic” se kur pritet të formohet ekipi i ri , Krasniqi dha këtë përgjigje.

“Nuk besoj që duhet të ketë më ekip të ri. Drati është prezantu, ai draft nuk është relevant, kryeministri Kurti ka prezantu një vizion të Qeverisë dhe ajo është e rëndësishme për ne”, deklaroi minsitri Krasniqi ditë më parë për “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

 

Elbert Krasniqi deklarohet pas shkarkimit të Ekipit Menaxhues të Asociacionit: Nuk besoj që duhet të ketë më ekip të ri!

 

Escobar: Po presim versionin e Kosovës për statutin e Asociacionit