Lajme

11,700 vaksina arrijnë në Shqipëri, shkon në mbi 967 mijë numri total

06/14/2021 22:49
nga:Q R

Kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas 11,700 vaksina Pfizer.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në Facebook se numri total i vaksinave të mbërritura në vend ka shkuar në mbi 967 mijë.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 967 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani“, shkruan Rama.

Lajmi i plotë:

LEXO EDHE:

Basha pas fitores në zgjedhjet e PD: Nuk u zgjodh kryetari i ri, por u përcaktua vija e aksionit politik