Lajme

Shaip Kamberi takon Edi Ramën: E njoftova me kërkesat e Luginës

07/18/2022 11:42
nga:N M

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi ka takuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, shkruan Gazeta Blic.

Kamberi në një postim në Facebook ka thënë se e ka njoftuar Ramën me kërkesat që kanë.

Njoftimi i plotë:

Në Tiranë sot takova Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama dhe Kryetarin e Grupit Parlamentarë të PS, z. Taulant Balla.
I njoftova me kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës ia dorëzuam Presidentit të Republikës së Serbisë.
Nga Kryeministri Rama kërkova angazhim dhe mbështetje për realizimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës.