Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu në përgjigjen që i ka dhënë deputetes së PDK Blerta Deliui, ka thënë se ka ftuar organet e ndjekjes që të hetoj tenderin e rrugës Dollc-Gjakovë, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, jo vetëm për këtë tender, por për të gjitha parregullsitë që ka gjetur auditori ai do ta ftojë prokurorinë.
“Edhe unë e ftojë prokurorinë për këtë rast por edhe rastet e tjera që potencialisht mund të ketë ndonjë keqpërdorim ose ato vërejtët që i ka gjetur auditori”, tha Aliu ndër të tjera.


