Lajme

LDK në orën 14:00 bënë publike komentet për shtrejtimin e rrymës

01/31/2022 11:00
nga:N M

Lidhja Demokratike e Kosovës është në përfundim e sipër të dërgimit të komenteve të tyre në Zyrën e Rregullatorit të Energjsië Elektrike

Për këtë ky subjekt politik në orën 14: 00 siç ka mësuar Gazeta Blic ka ftuar mediat në konferencë për shtyp ku do t`i bëjnë publike komentet dhe qëndimet e këtij subjekti në raport me vendimin e ZRRE për rritjen e cmimit të energjsië elektrike.

“Sot (e hënë), më datë 31 janar 2022, në orën 14:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së.”

Gazeta Blic pak më herët raportoi se PDK nuk do të dërgoj fare komentet e tyre në këtë institucion për shkak se sipas tyre vemndim i është kryekëput politik.

Edhe AAK do të dërgoj komentet tyre në ZRRE përderisa VV tashmë e ka bërë një gjë të tillë.

Për vendimin e ZRRE ka folur sot edhe kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti.

Kurti ka thënë se pret që tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të dërgohen mjaftueshëm komente në lidhje me krizën energjetike, kjo pasi sot deri në orën 16:00 është afati i fundit.

Ai, para mediave, ka theksuar se kjo bëhet në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme.

“Unë po e ritheksoj see nuk është e mundur të mos kemi as subvencionim, as shtrenjtim dhe as ç’kyçje. Por, duhet të marrim parasysh sa më shumë faktor de bashkërisht të dalim nga kjo situatë në të cilën nuk jemi për fajin tonë në njërën anë çmimet janë shtrenjtuar në bursën ndërkombëtare të energjisë”, ka pohuar Kurti.

Kryeministri Kurti: Raporti i ZRrE-së nuk është merre ose leje – nuk është diçka as finale dhe as fatale

Partia më e madhe opozitare nuk dërgon komentet – vendimin e ZRRE e konsiderojnë politik