Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje që me ligj të përcaktohet tavani i çmimeve për produktet bazë, ka ngjallur shumë reagime, raporton Gazeta Blic.
Ish bashkë partiaku i Kurti, Shpend Ahmeti ka thënë se një propozim i tillë nuk duhet të bëhet assesi.
Sipas tij, përcaktimi i fitimit në produkte të caktuara shkakton më shumë dëme se inflacioni
Reagimi i plotë:
Jo jo jo! Përcaktimi i fitimit në produkte të caktuara shkakton më shumë dëme se inflacioni. Furrat nuk janë as monopole as oligopole që janë armiq të Kosovës të cilat duhen të luftohen. Intervenimi me politika të tilla në sektorë sipas menysë së qeverisë apo Kuvendit pa kurfare ndihme financiare sulmon efiçencën dhe çrregullon zinxhirin që në fund rrit papunësinë dhe shkatërron kapitalin e akumuluar.
Profiti i furraxhive nuk është shkaktar i rritjes së çmimeve. Kjo është mu marr me simptomin jo me shkaktarin.
Targetimi i produkteve bazë bëhet me infuzion financiar ose përmes zvogëlimit të tatimeve ose përmes subvencionimit të produkteve të caktuara.
Propozimi i VV-së për tavanin e çmimeve, Prestreshi: Anti-ligjore dhe anti-kushtetuese


