Showtime

Einxhel uron Donaldin, lum nusja që do të të marrë

02/18/2022 15:21
nga:N M

Banorët po shijojnë ditën e fundit në shtëpi.

Sonte do të mbahet finalja e madhe e BBV dhe përgatitjet ka ditë që kanë filluar.

Katër finalistët e formatit gjatë këtij rrugëtimi kanë dhënë shumë nga vetja e tyre duke u shndërruar në emrat më favorit të publikut.

Afrimi i finales ka ditë që ka ndikuar edhe në përmirësimin e raporteve mes Einxhel dhe Donaldit.

Kohët e fundit dyshja janë kënaqur së bashku duke lën pas debatin e madh mes tyre që ndodhi për disa javë rresht.

Sot teksa rrinin në oborr është pikërisht Einxhel ajo që uron këndshëm Donaldin.

“Lum nusja që do të të marrë”, shprehet moderatorja.