Lajme

Sulmi seksual ndaj 16 vjeçarit, gjykata merr këtë vendim

07/27/2022 14:41
nga:N M


Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda me gjyqtare Teuta Krusha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 25.07.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 24.08.2022, ndaj të pandehurit F.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi seksual nga neni 229 par. 5 (ndaj personit nën moshën 16 vjeç), lidhur me paragrafi. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Sipas njoftimit nga gjykata, me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

“Me datë 24 korrik në orët e hershme të mëngjesit, me dashje prek dhe e sulmon seksualisht të dëmtuarin – personin nën moshën 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjeç”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit mbetet të argumentohen këto fakte në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.