Deputeti gjerman Knut Abraham, i ka bërë thirrje Italisë e cila është duke udhëhequr me presidencën e Këshillit të Europës, që ta vendos Kosovën në agjendën e takimit të 20 majit ku do të mblidhen në Torino Komiteti i Ministrave të shteteve që janë anëtare të Këshillit të Europës.
“Koha për të vepruar: I bëj thirrje qeverisë italiane që ta vendosë në agjendë propozimin e Kosovës tani, në mënyrë që të diskutohet në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës në Torino të premten. Momenti i duhur duhet të përdoret tani”, ka shkruar në Twitter deputeti nga CDU/CSU.
Zeit zu handeln: Ich appelliere an die italienische Regierung, den Antrag Kosovos jetzt auf die Tagesordnung zu setzen, damit er am Freitag im Ministerkomitee des Europarats in Turin besprochen werden kann. Der richtige Moment muss jetzt genutzt werden. @CoE @coe_ita
— Knut Abraham, MdB (@Knut_Abraham) May 16, 2022
Haradinaj kthehet nga SHBA: Kurti shkurtpamës, s’po shihen të arriturat e vizitës së tij në Amerikë


