Lajme

111 pacientë me COVID-19 po trajtohen në ShSKUK

01/23/2022 11:20
nga:Gazeta Blic

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës bën të ditur se janë duke marrë trajtim 111 pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Në njoftimin e ShSKUK-së thuhet se edhe 30 pacientë post-COVID janë të shtrirë për trajtim mjekësor.Me oksigjeno-terapi janë 49 pacientë, kurse në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë katër pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 40 pacientë; Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid;Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë;

Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë;Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 18 pacientë ;

Spitali i Gjakovës, 12 pacientë;Spitali i Pejës, 8 pacientë;Spitali i Prizrenit, 3 pacientë;Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë;Spitali i Ferizajt, 4 pacientë;

Spitali i Gjilanit, 6 pacientë.