Lajme

110 kandidatët e Vetëvendosjes për deputetë, Kurti: 3 janë nga diaspora

12/18/2024 21:38
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në tubimin e prezantimit të kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se nga 100 kandidatë tre prej tyre janë nga diaspora.

Kryetari i LVV-së Albin Kurti tha se mosha mesatare është 44.6 vjeç.

“Numri i kandidatëve nga mërgata është 3. Mosha mesatare e listës së kandidatëve është 44.6 vjeç. Në këto 20 vendet e para në listën fituese prej 110 vetash, 10 janë gra dhe 10 burra”, ka thënë Kurti.

Ai ka pretenduar se Lëvizja Vetëvendosje garën e ka me vetën.

“Në Republikën e Kosovës kësaj radhe zhvillohen tri gara elektorale, janë ata që garojnë me pragun, janë ata që garojnë mes vete në garën e predendentit serioz dhe janë ata që garën e kanë me vetveten”.