Sporti

11 tituj radhazi, Bayerni fiton titullin kampion, Dortmundi në lot

05/27/2023 17:34
nga:Mergim Rreci

Bayern Munchen fiton titullin e radhës, të 11-tin radhazi dhe ndoshta më emocionuesin e viteve të fundit. Bavarezët triumfuan 1-2 në “frymën e fundit” në Koln, ndërkohë që Dortmundi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 kundër Mainzit në “Signal Iduna Park”.

Rezultat që solli rokadën në krye të renditjes dhe kalimin e titullit tek ekipi i Thomas Tuchel. Jamal Musiala shënoi një gol fantastik një minutë përpara fundit, duke sjellë shpërthimin e tifozëve bavarezë.

Kingsley Coman kishte zhbllokuar rezultatin në pjesën e parë, ndërkohë që vendasit barazuan përkohësisht falë penalltisë së Dejan Ljubicic, gol që ndezi shpresën për disa momente në “Signal Iduna Park”.

“Vetëvrasje” e Dortmundit në shtëpi. Në javën e fundit! Përballë Mainzit pa asnjë objektiv, që zhvilloi një ndeshje të madhe dhe u hoqi titullin nga duart verdhezinjve.

Andreas Hanche-Olsen dhe Karim Onisiëo gëzuan tifozët e Mainzit dhe Bayernit me golat e tyre. Raphael Guerrero rihapi takimin, Sule barazoi në sekondat e fundit, por vetëm kaq. Lot në “Iduna Park” dhe festë bavarezë. Si gjithmonë në Bundesliga.