11 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Turqi, në provincën Sangari.
Po ashtu në këtë aksident raportohet se janë edhe 57 të lënduar.
Dyshohet se shkaktar i këtij aksidenti është mjegulla e dendur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën e Marmarasë, rreth orës 4:30 të mëngjesit sipas kohës lokale atje.
Fillimisht, një veturë goditi një kamion, e pastaj disa njerëzit zbritën nga makinat e tyre për të parë se çka ka ndodhur, e ata u goditën nga veturat që ishin duke ardhur me shpejtësi.
Kështu bëri të ditur guvernatori i provincës Sangario, Yasar Karadeniz.
Ai tha se shtatë nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë.
Në vendin e ngjarjes dolën ekipet emergjente dhe zjarrfikësit
Sakarya’da zincirleme kaza: 11 ölü, 57 yaralı
Sakarya’da, Kuzey Marmara Otoyolu’nda, yoğun sis nedeniyle 3’ü yolcu otobüsü, 7 aracın karıştığı zincirleme trafik kazasında 11 kişi öldü, 57 kişi yaralandı. pic.twitter.com/qp57CEyDbI
— Haber Report (@HaberReport) December 28, 2023