Lajme

11 persona të vdekur dhe katër të lënduar pas një zjarri në New Delhi të Indisë

02/16/2024 12:05
nga:N K

11 persona kanë mbetur të vdekur dhe katër të tjerë të plagosur si pasojë e një zjarri që ndodhi në një fabrikë të ngjyrës në New Delhi të Indisë.

Operacioni i shpëtimit është ende duke u zhvilluar, tha Atul Garg, drejtor i Shërbimeve të Zjarrfikësve në Delhi, transmeton Klankosova.tv.

Duke folur për ANI, një dëshmitar okular, Sumit Bharadwaj tha se incidenti ndodhi në orën 05.30 të mëngjesit.

Më tej ai ka shtuar se banorët janë përpjekur për ta shuar zjarrin.