Lajme

11 pacientë me COVID-19 vdesin pas shpërthimit të zjarrit në një spital të Indisë

11/06/2021 13:07
nga:Y I

Së paku 11 pacientë që po trajtoheshin për COVID-19 mbetën të vdekur pas shpërthimit të një zjarri të madh në një spital në Maharashtra të Indisë.

Siç shkruan mediumi “India Today”, sipas burimeve 25 pacientë shin duke u trajtuar në kujdes intensiv në spital dhe gjashtë prej tyre morën plagë të rënda të djegies, njofton Klan Kosova.

Shankar Misal, shefi i departamentit të zjarrfikësve të Korporatës Komunale Ahmednagar, tha se zjarri shpërtheu rreth orës 11 të mëngjesit të së shtunës, sipas kohës lokale.

Qeveria e shtetit njoftoi se do t’i kompensonin të afërmit e atyre që vdiqën në këtë incident.

Ndërkohë, kryeministri i Maharashtrës, Uddhav Thackeray, ka urdhëruar një hetim mbi incidentin.