Lajme

11 Maji- SPAK-u nis 26 hetime për krime zgjedhore

05/02/2025 16:36
nga:Y I

Në 26 raste të kallëzuara apo të konstatuara kryesisht nga hetuesit, Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë ka gjetur elementë të krimeve zgjedhore për procesin e 11 Majit dhe ka regjistruar procedim penal duke vijuar me hetime të thelluara.

7 nga këto procedime ku janë ngritur dyshime të përfshirjes në korrupsion apo krime të tjera zgjedhore të kryera nga zyrtarë të lartë, janë regjistruar me iniciativën e vetë SPAK.

Ndërkohë, deri në datën 24 Prill, kjo prokurori i tha TV Klan në një shkresë zyrtare se ka pritur 70 kallëzime penale.