11 asete të reja iu shtuan Kosovës në listën e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme.
Kështu bëri të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në një postim në Facebook, shkruan klankosova.tv.
Ndërkaq këto janë 11 asetet e reja që i shtohen kësaj liste:
Tuma e Shpenadisë – Prizren;
Tuma e Gjinocit – Suharekë;
Vendbanimi shumështresor i Topanicës – Kamenicë;
Vendbanimi prehistorik i Hisarit – Suharekë;
Sahat Kulla dhe Muzeu Arkeologjik – Prizren;
Shtëpia e familjes Pomaku – Prizren
Kroi i Beledinjës – Prizren;
Shtëpia e Adem Aga Gjonit – Prizren;
Shtëpia e Zekirja Sokolit – Prizren;
Ndërtesa e Kuvendit të Vjetër – Beledije – Prizren;
Kompleksi i Sarajit të Vjetër – Prizren.