Lajme

11.000 të vdekur në Gaza që nga 7 tetori, duke përfshirë 4506 fëmijë

11/10/2023 14:48
nga:Y I

Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka thënë se 11,078 njerëz janë vrarë që nga fillimi i luftimeve, duke përfshirë 4,506 fëmijë, raporton Reuters.

Shifrat e dhëna nga ministria nuk ndajnë shifrat e civilëve dhe atyre të militantëve.

Ndërsa presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka sfiduar shifrat nga ministria e drejtuar nga Hamasi si të ekzagjeruara, Associated Press vëren se ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Barbara Leaf, u tha ligjvënësve në fillim të javës se ishte “shumë e mundur” që numrat të ishin në fakt edhe më të larta se sa raportohej.