Lajme

106 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptuara

12/25/2025 08:49
nga:N K

Gjatë 24 orëshit të fundit, Policia raportoi 106 aksidente trafiku, pa asnjë fatalitet, dhe 2,210 tiketa të shqiptuara, ndërsa janë arrestuar 26 persona.

Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Policia e Kosovës, gjatë 24 orëshit të fundit nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Megjithatë, janë evidentuar 46 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 60 aksidente me dëme materiale, duke e çuar numrin e përgjithshëm të aksidenteve në 106 raste.

Në kuadër të zbatimit të ligjit dhe parandalimit të shkeljeve, Policia ka shqiptuar 2,210 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve.

Sa i përket veprimeve policore, 26 persona janë arrestuar, 11 persona janë mbajtur në mbajtje, ndërsa 1 person ndodhet në vuajtje të dënimit. Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë rast ndalimi policor.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe ligjin, me qëllim rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e aksidenteve.