Lajme

105 pacientë po trajtohen për Covid-19 në QKUK

10/09/2021 11:41
nga:Y I

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor janë 105 pacientë, raporton Gazeta Blic.

Prej tyre, 66 me oksigjeno-terapi dhe 9 në mjekimin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: Po trajtohen 105 pacientë nga COVID-19

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor janë 105 pacientë. Prej tyre, 66 me oksigjeno-terapi dhe 9 në mjekimin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 23 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 8 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 6 pacientë

Spitali i Prizrenit, 11 pacientë
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Gjilanit, 9 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë
Spitali i Ferizajt, 16 pacientë