Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe popullin turk, për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Osmani në një postim në platformën “X” ka shkruar se Kosova dhe Turqia kanë një miqësi të rrënjosur thellë.
“Me rastin e 100 vjetorit të Republikës së Turqisë, e uroj sinqerisht Presidentin Recep Tayyip Edrogan dhe popullin turk. Miqësia e rrënjosur thellë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Turqisë tregojnë për një të ardhme të ndritur. Edhe për shumë shekuj dhe miqësia jonë e fortë”, ka shkruar Osmani.
Dita e Republikës, është një festë publike në Turqi që përkujton shpalljen e Republikës së Turqisë, më 29 tetor 1923.
Türkiye Cumhuriyeti’nin 100. yıl dönümü vesilesiyle, Sayın Cumhurbaşkanı @RTErdogan ve Türk milletini içtenlikle tebrik ediyorum.
?? ile ?? arasındaki köklü dostluk ve mükemmel ilişkiler, parlak bir geleceğe işaret ediyor.
Daha nice yüzyıllara ve güçlü dostluğumuza! pic.twitter.com/V8HpfKCxbv
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 29, 2023