Lajme

100-shi i PDK-së, Mërgim Lushtaku: Të mobilizohemi me 9 shkurt të votojmë për një ‘Kosovë ma të mirë’!

1 muaj më parë
nga:Y I

Kandidati për deputet nga PDK me numër 100, Mërgim Lushtaku, ka ndarë pamje nga tubimi përmbyllës që aknë zhvilluar sot në Prishtinë ku ka patur takime me qytetarë të shumtë.

Lushtaku ka falenderuar se secilin për angazhimin dhe mobilizimin.

Ai tha se duhet të ketë mobilizim me 9 shkurt për të për një ‘Kosovë ma të mirë’ .

“Popull i dashur jemi në fund të fushatës dhe dua t’iu falenderoj veç e veç secilin për angazhimin, mobilizimin dhe për forcën që na keni dhënë. Ju me të vërtetë po tregoni se keni një lodhje të madhe nga kjo qeverisje e dëmshme për Kosovën prandaj të mobilizohemi me 9 shkurt të votojmë për një ‘Kosovë ma të mirë’ , të votojmë për 50% pagë më të madhe të votojmë për pensione më të larta, për sigurime shëndetësore, të votojmë për Kosovën më të mirë sepse ju e meritoni. Andaj në Listën e Partisë Demokratike të Kosovës me numrin 131 jam numri 100, 100% i juaji, 100% i përkushtuar andaj shihemi në fitoren e madhe të PDK-së” tha Lushtaku raporton “Gazeta Blic”.


&